Në kushtet e rritjes së madhe të buxhetit të mbrojtjes, ekspertët financiarë në parlamentin gjerman, Bundestag, dhe Enti Federal i Kontrollit të Shtetit dhe Auditimit paralajmërojnë për çmime të fryra të industrisë së armatimeve. Në këtë sektor ekziston një prirje e fortë për të rritur çmimet, tha për agjencinë Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND) raportuesi i SPD-së për buxhetin e mbrojtjes, Andreas Schwarz. “Kur klienti quhet Bundeswehr, vihen çmime të tjera,” tha ai.
Dyfishimi i çmimit për kontejnerët e karburantit
Politikani i partisë së Gjelbër për çështjet e buxhetit, Sebastian Shefer, kritikoi kostot e projekteve për prokurimet e ushtrisë gjermane Bundeswehr, të cilat në krahasim ndërkombëtar janë pjesërisht tepër të larta. Si shembull, të dy politikanët përmendën kontejnerët e karburantit për trupat e Bundeswehrit, ku nuk është e qartë se nga kanë ardhur rritjet e mëdha të kostove.
Sipas njoftimeve të RND-së brenda katër viteve çmimi për njësi është dyfishuar, nga 142.000 në rreth 291.000 euro. Për këtë arsye ekspertët e buxhetit e kanë bllokuar përkohësisht vazhdimin e porosive për kontejnerë karburanti. Një nga shkaqet për këtë zhvillim është mungesa e konkurrencës, tha Schwarz. Ai kërkoi që në të ardhmen kjo duhet të kontrollohet më rreptësisht përmes ligjit të konkurrencës.



Të tjera
Tri gjëra që nuk duhet bërë pasi keni ngrënë
Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore
Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi