Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në forcimin e institucioneve dhe rendit e ligjit, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se gjatë takimit me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, është diskutuar për prioritetet e mandatit të tij të ri dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ai theksoi se të dy palët rikonfirmuan përkushtimin për realizimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Sipas ministrit Sveçla, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë pritet të sjellë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të vendit.