Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një takim njoftues ka pritur përfaqësuesit e Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, kryetarin Fadil Shurdhaj, sekretarin Enver Krasniqi dhe anëtarin e kryesisë Sylë Vitia, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqatës uruan ministrin Hoti për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë institucional, me qasje mirëkuptimi në adresimin e sfidave me të cilat përballen kategoritë e luftës, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.
Ministri Hoti u njoftua për nevojat dhe vështirësitë e invalidëve të luftës së UÇK-së dhe shpalosi vizionin e tij për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të luftës çlirimtare.
Ai theksoi përkushtimin për dinjitetin e kategorive të luftës, me prioritet përfshirjen e tyre në Ligjin për Vlerat e Luftës Çlirimtare, duke premtuar angazhim të përbashkët në adresimin e çështjeve të invalidëve të luftës.



Të tjera
Çfarë ndodh në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë
Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA
Haxhiu në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetaria me integritet është thelb për demokracinë