Njësia e policisë për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë, përcjell KosovaPost.
Identifikimi i tyre, sipas policisë u bë në bazë të një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale.
Njëri nga kamionistër u gjobit me 60 euro, pasiqë i njëjti gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.
Policia njofton se shoferi tjetër i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.



Të tjera
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agjenda
Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës
Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i lartë i gjakut?