Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov, duke kërcënuar gruan e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, ku policia e Vlorës është njoftuar se një shtetas po kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni të Vlorës.
48-vjeçari B. I., është arrestuar nga Policia në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.
Në vijim të kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike kanabis dhe municion luftarak.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin