Një gjykatë franceze konfirmoi anulimin e vendimit për mbylljen e Kolegjit Avicenne në qytetin Nice, raportoi BFM TV, transmeton Anadolu.
Gjykata Administrative e Apelit në Marsejë konfirmoi anulimin e urdhrit prefektural për mbylljen e shkollës islame në Nice, duke vendosur se gabimet në kontabilitet nuk justifikojnë një masë kaq drastike.
Urdhri për mbyllje, i nënshkruar në mars 2024, u pezullua fillimisht një muaj më vonë me një vendim urgjent të gjykatës administrative të Nices dhe më pas u anulua në korrik 2024 nga e njëjta gjykatë pas një shqyrtimi të detajuar.
Prefektura kishte arsyetuar mbylljen me mospërputhje në llogaritë financiare, përfshirë një shumë prej 476 mijë eurosh të konvertuar nga hua në donacion në favor të shkollës, si dhe një hua që shkolla i kishte dhënë njërit prej donatorëve të saj.
Gjykatësit e apelit vendosën se mbyllja e përhershme është “joproporcionale”, duke theksuar “natyrën e vogël të gabimeve dhe pasaktësive” të shoqatës, dhe se prefekti mund të kishte vendosur një mbyllje të përkohshme në vend të saj.



Të tjera
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet nga Bordi i CHEA-së
Gjashtë të arrestuar për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri
Pjesëmarrja në seancë s’mund të imponohet