Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit, Nenad Rashiq.
Sipas Gashit, një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi zgjedhja e Rashiqit ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese të shprehura në aktgjykimin e fundit.
“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë fare kërkesën e Listës Serbe, pasi kjo kërkesë nuk ka kurrfarë baze ligjore. Të gjithë deputetët që e kanë votuar, përfshirë nënkryetarin e mëparshëm, i cili ishte serb, por nuk ishte nga Lista Serbe, kanë kontribuar në zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Besoj se kjo ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e fundit. Gjithashtu, duke pasur parasysh që Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe realitetin që kemi pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ajo vazhdon të veprojë sipas interesave të Beogradit, duke përfshirë gjithashtu dhe përpjekjet për të bllokuar formimin e institucioneve tona”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.



Të tjera
Ministri në detyrë, Armend Muja thërret në takim përfaqësues të fermerëve pas protestës
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Aurelien Tchouameni rrëfehet për herë të parë, tregon nëse e goditi grusht Fede Valverden