Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e spitalit Onkologjik. Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, për një Alketë tjetër. Gjithashtu, edhe një farmacist, i përfshirë në skandal, thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët.
“Nuk isha unë në ato mesazhe, por administratorja Alketa Ilo”, tha mjekja.
“Roli i farmacistit është humanist, nuk njoh asnjë person, nuk e njoh si mjek”, tha një farmacist.
Që do të thotë, se mjeku Edmond Gashi dhe Florian Marku, administrator farmacie do të vijojnë në jenë në “arrest shtëpie”, e ndërsa pjesa tjetër e mjekëve “Detyrim paraqitje” me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Masat
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre
-Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”, Fshehje e të ardhurave
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore