Granit Xhaka me statistika fantastike nda Borussia M’Gladbach: Një gol, 117 prekje topi, 98 pasime të sakta

Bayer Leverkusen e ka nisur me fitore si mysafir i Borussia M’Gladbach (3-2) në ndeshjen hapëse të Bundesligas, ku Granit Xhaka kontribuoi me një super gol.  

Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 12-të, ndërsa dy gola të tjerë në fitoren e aspirinave i shënoi Florian Wirtz.

Xhaka u vlerësua nga SofaScore me notën 8.4, pas paraqitjes fantastike.

Përveç golit, Xhaka kishte 117 prekje të topit, ndërsa nga 104 pasime që tentoi, ai i kompletoi 98.

Kishte pesë pasime kyçe, dy gjuajtje dhe dy nga katër duele të fituara.  Ai po ashtu  krijoi një rast të madh për bashkëlojtarët.

Xhaka sezonin e shkuar ishte një nga lojtarët më të mirë të Bayer Leverkusen që fituan titullin e Bundesligas për herë të parë në histori.