Emisari Presidencial për Misione të Posaçme në kuadër të Administratës Trump, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pas deklaratës së këtij të fundit se: Administrata Biden e vendosi Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë në dialog.
Në një postim në X Grenell ka publikuar deklaratën e Konjufsës duke pyetur se përse e lavdëruan për katër vite presidentin Joe Biden.
“Këta shpenzuan katër vite duke e lavdëruar Joe Biden dhe morën pjesë në konventat dhe festat e tyre. Pse s’ankoheshin më parë?”, deklaroi Grenell në X.
Ndryshe, Konjufca ka thënë se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë. Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime