Presidentja tërheq kërkesën nga Gjykata Kushtetuese, shkak gjyqtari serb Radomir Laban.
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim, duke deklaruar se Laban është emëruar në vitin 2018 sipas të gjitha procedurave kushtetuese dhe nuk ka pasur shkelje të rregullave ligjore.
Kushtetuesja refuzon kërkesën e gjyqtarit Laban për t’u përjashtuar nga rastet e Kuvendit.
Në “Debat Plus”, autori i emisionit Ermal Panduri ka sjellë disa informacione mbi familjen e gjyqtarit.
“Ekskluzivisht në Debat Plus, sjellim edhe disa të dhëna mbi familjen e tij: bashkëshortja e Laban, Radoica, prej vitit 2020 punon si bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, që nga viti 2023 punon në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, është i punësuar në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës”.
“Nëse gjyqtari Laban përbën realisht rrezik për sigurinë kombëtare, apo nëse kemi të bëjmë vetëm me deklarata te kushtëzuara nga zhvillimet politike e juridike të momentit, mbetet të shihet në ditët në vijim”, ka shtuar Panduri.
Të tjera
Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK – edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Kërcënimi ndaj Kurtit, Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” qëndrojnë inteligjenca serbe dhe ruse