Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshuan të enjten urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe për ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantin ushtarak të Hamasit.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Në muajin maj, u raportua se Amal Clooney, gruaja e aktorit George Clooney ishte në panelin e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan kërkimin e urdhër-arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë dhe të Hamasit.

Foto: Amal dhe George Clooney / Reuters

Amal e cila është avokate e të drejtave të njeriut, shkroi në uebfaqen e Clooney Foundation for Justice kërkesën për të asistuar në vlerësimin e provave për krime të dyshuara të luftës dhe krimit kundër njerëzimit në Izrael dhe Gaza.

Khan ka pretenduar se Netanyahu, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderët e Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh ishin përgjegjës për krimet e luftës në Gaza dhe Izrael.

Tani, më 21 nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi zyrtarisht këto urdhër-arreste për Netanyahun, si dhe për ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantin ushtarak të Hamasit.