Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëkohësisht deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas protestës së OVL- UÇK dhe mungesës së saj në të.
Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se padrejtësitë që ndodhin në Hagë, janë pasojë direkte e atyre që votuan pro Gjykatës Speciale.
Tutje, ajo ka shtuar se nuk ishte familjare e vetme që mungoi në protestë.
Shkrimi i plotë:
82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:
30 nga PDK
34 nga LDK
18 nga partitë e komuniteteve pakicë.
E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.
Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!



Të tjera
Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare
Koeficienti për sportistet dhe trajneret rritet për 100%
Përfitimet nga dushi me ujë të ftohtë