Natyra na kujtoi javën e kaluar edhe një herë forcën e saj të pakufishme. Reshjet e dendura të shiut në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe shkatërrime të mëdha, por gjithashtu morën shumë jetra njerëzish.
Për të mbështetur përpjekjet e sinqerta të shërbimeve të shpëtimit që po përpiqen të eliminojnë pasojat e shkatërrimit, Grupi NLB do të dhuroi një milion euro për zonat e prekura. Donacioni do t’u drejtohet organizatave humanitare – Kryqit të Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe Pomozi.ba., duke siguruar kështu që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.
Të gjitha bankat nga tregjet ku operon Grupi NLB, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova janë bashkuar për të ndihmuar duke dhuruar kështu shumën prej një million euro për Bosnje dhe Hercegovinë. »Kjo që ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë na ofron një mundësi për të treguar edhe një herë se si, kur ditët bëhen më të errëta, ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Dhe për të vërtetuar se vullneti, zemra dhe solidariteti njerëzor janë më të forta se forca e pathyeshme e natyrës” tha CEO i NLB, Blaž Brodnjak, gjatë njoftimit për donacionin e Grupit NLB.
Me këto lloje të aktiviteteve, Grupi NLB dëshmon se nuk është thjeshtë një bankë, por një nga shtyllat kryesore, sistematike të shoqërive dhe ekonomive në rajon, dhe një grup që përveç potencialit, njeh edhe vështirësitë, ofron mbështetje kur nevojitet dhe në këtë mënyrë krijon gjurmë më të mira.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë