Guardiola nuk ka klauzolë largimi në kontratën e re nëse City bie nga Liga Premier

Pep Guardiola ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2026.

E tabloidi anglez The Guardian ka zbuluar tanimë nëse Pep Guardiola ka një klauzolë largimi nga City, nëse këta të fundit bien nga elita e futbollit anglez.

Cityzens po rrezikojnë rënien e mundshme në divizionet më të ulëta nëse shpallen fajtorë për shumicën e 115 akuzave të tyre për ‘Fair play financiar’.

Por Guardiola nuk ka opsionin për të ndërprerë marrëveshjen e tij nëse kjo ndodh së shpejti, duke mos e futur atë klauzolë në kontratën e tij.

Man City është ende i bindur se nuk do të ndëshkohet ashpër dhe do të provojë veten të pafajshëm për shumicën e akuzave.

Guardiola është vendosur të plotësojë 10 vite si trajner i Man City në 2025, kjo është arsyeja pse ai nënshkroi zgjatjen pasi është pjesë e Cityt që nga viti 2016.