Haki Abazi zbulon se ky produkt nga 10 euro është bërë 20 euro : Me sadakanë e qeverisë…

Deputeti Haki Abazi në një postim të tij në Facebook ka publikuar një nga produktet që gjendet në Kosovë, e ҫmimi i të cilit është dyfishuar.

Abazi shkruan se vaji i ullirit që para disa muajsh ka qenë 10 euro, tani është me ҫmimin 20.99.

Ai më tutje në këtë postim ka kritikuar qeverinë duke thënë se ‘bankat janë përfituesit kryesor nga politika e sadaksë dhe manipulimit të fukarallëkut në Kosovë’.

Postimi i plotë :

Nga 10.80 euro sa ka qenë para disa muaj sot vaji ulllirit kushton 20.99 shiko foton e bërë dje. Paramendojeni se sa familje shqiptare janë në gjendje të blejnë vajin e ullirit me çmimin 20.99 euro?!

Ama bukën thatë e kemi siguruar për motmot. Lehtë me hyp në kombaja me korrë grurin e huaj. Subvencionet janë vonuar me qëllim që me ju dalë bujqerve para zgjedhjeve që me i manipulu për vota. Turp! Kështu ishte, edhe më keq u bë. Sot isha në Sadovinë të Muhaxherëve dhe mospagesa e subvencionimeve u konfirmua nga farmerët e fshatit që ishin zgjuar nga ora 5 e mëngjesit për të kryer punët. Dhe ankesa tjetër është që nuk ka më punëtorë, rrezikojnë të detyrohen të ndalojnë punët me blegtori dhe lavërtari sepse nga masat e BE janë ndaluar edhe mundësitë për të marrë teknologji për pajisjet bujqësore që zëvendëson faktorin njeri dhe rritë sipërfaqën që mund ta punojë e mbarështrojë një njeri!

Në anën tjetër mungesa e plotë e kontrollit të cilësisë së mishit ka sjellur hiperimport nga Brazili dhe vendet tjera duke e lënë mishin vendor pa çmim dhe ofertë të favorshme nga tregu!

Ndërsa bankat në Kosovë për katër vitet e fundit kanë gjeneruar profit marramendës me mbi 160 milion euro. Kjo në masë të madhe për shkak të komisionimit dhe kostos së hapjes së llogarive të reja për të pranuar dhe procesuar pagesat e “sadakse” së qeverisë. Dmth Bankat janë përfituesit kryesor nga politika e sadaksë dhe manipulimit të fukarallëkut në Kosovë!

Ai lapsi që ka qenë i lidhur tek sporteli i bankës tani është hequr fare, profiti gjenerohet me ipad me një klick apo me një nënshkrim të ministrit,  as lapsi nuk duhet më për qytetarët. Ndërsa për format e pagesës Kosova është vendi i vetëm në Evropë ku kredit kartelat si American Expres dhe Diner nuk mund të përdorën, mos të flasim për PayPal dhe platformat tjera si POC që rëndojnë biznesin dhe diskriminojnë në raport me bizneset në rajon.

Nesër shkruaj gjatë për krimin që po ndodhë me librat ke kadastrës së Kosovës dhe se si në fakt qytetari i Kosovës është pre i kriminalizimit…