Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti ka premtuar ndërtimin e një fabrike të re për përpunimin e ujit për të zgjidhur problemin e mungesës së ujit të pijshëm në këtë komunë.
Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka theksuar se kjo do të jetë mëse e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Ferizajt dhe fshatrave përreth.
“Komuna e Ferizajt përballet me mungesë të jashtëzakonshme të ujit të pijes duke përfshirë edhe pjesën urbane të qytetit, por edhe fshatrat. Ne në mandatin e ardhshëm do ta ndërtojmë një fabrikë të re të përpunimit të ujit e cila ndodhet në fshatin Pleshinë ku kapacitetit ekzistues i përpunimit të ujit është 220 litra për sekond. Ne me fabrikën e re që është financim nga ministria e Ekonomisë do të ndërtojmë një fabrikë të re e cila e ka vlerën 5 milionë euro dhe është me kapacitet shtesë prej 250 litra në sekond për përpunim të ujit. Kjo është kapaciteti i mjaftueshëm nëse marrim dy fabrikat ekzistuesja 220 dhe e reja me 250 dhe fabrika tjetër në Talinoc që është investim gjithashtu nga qeveritë e kaluara jo nga kjo eksiztuesja që ka kapacitet prej 40 litrave në sekond dhe kjo është mjaftueshëm përpunimi i ujit për nevojat e qytetarëve dhe gjitha fshatrave përreth”, ka thënë ai.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më