Deputeti Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke e cilësuar atë si një mesazh të mirëpritur, por problematik. Haliti theksoi se kjo deklaratë erdhi pas reflektimeve të kryeministrit Kurti në Bruksel dhe përbën një sinjal për qeverinë e Kosovës.
“Deklaratë e mirëpritur nga miqtë e Kosovës, e bërë një ditë pasi që Kurti bëri një deklaratë reflektuese lidhur me qëndrimet e deklaratat e veta publike të dhëna në Kryeqytetin e Evropës, Bruksel. Është deklarata e radhës dhe mesazhi i dhënë Kopshtit Politik të Qeverisë së Kosovës”, tha Haliti.
Haliti tha se është e papranueshme të bëhen deklarata si mysafir në shtëpinë e atij që ka ofruar ndihmë në momentet më të vështira. Ai e quajti këtë një veprim politikisht të gabuar që ka pasoja për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhet të dërgojë fatura për Perëndimin, ndërsa ata vazhdojnë të perceptojnë situatën e brendshme.
“Të bësh deklarata si mysafir në shtëpinë e të zotit të shtëpisë, i cili ta ka dhënë dorën kur s’ke pas fuqi të ecësh, të ka mbajtur “caca” e të ka shëruar plagët e luftës, i cili po të trajton si mik, është padituri dhe politikisht gabim që ka kostot e veta të cilat i kushtojnë e po i kushtojnë qytetareve të Kosovës. Ne s’mund ti dërgojmë ndonjë faturë Perëndimit, por ata neve po”, tha Haliti.
Të tjera
Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia
Izraeli do të deportojë 6 aktivistë të tjerë të huaj nga anija me ndihma për Gazën
Kurti rikujton themelimin dhe aksionin e parë simbolik të LVV-së