Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se është hapur zyrtarisht afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve. Afati ka nisur sot dhe do të jetë i hapur deri më 14 janar.
Pritet që klubet e ProCredit Superligës të tregohen mjaft aktive gjatë kësaj periudhe, në varësi të objektivave që kanë për pjesën vendimtare të sezonit. Elita e basketbollit kosovar po zhvillohet me intensitet të lartë, ku gara për çdo pozitë në tabelë është e fortë dhe çdo ndeshje ka peshë të madhe.
Në prag të fazës vendimtare të kampionatit, klubet synojnë të forcojnë përbërjet e tyre, qoftë në garën për titull, qoftë në luftën për mbijetesë. Përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Meshkujve, të cilat këtë edicion po karakterizohen nga rivalitet dhe interesim i shtuar.
Afati kalimtar pritet të sjellë lëvizje të rëndësishme dhe të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e skuadrave në javët në vazhdim të kampionatit.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më