Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim të përkohshëm (sezonal) vendkalimi kufitar Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton KosovaPost.
Bëhet e ditur se ky vendkalim do të hapet nga data 25.07.2025 deri më 25.09.2025, në orarin 08:00 – 20:00.
Në njoftim theksohet se Pika e Kalimit Kufitar hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesional, sportive dhe turistike.
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito