Që në orët e para të mëngjesit, hyrja e tunelit të Llogarasë është përfshirë nga trafik i rënduar, me qindra automjete që presin në radhë për të kaluar drejt jugut të vendit. Hapja e tunelit ka sjellë fluks të lartë lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.
Tuneli i Llogarasë u hap sot zyrtarisht për të gjitha kategoritë e automjeteve, përjashtuar ato të tonazhit të rëndë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se qarkullimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të sezonit turistik.
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli shmang kalimin nga Qafa e Llogarasë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.Shpejtësia e lejuar në tunel varion nga 50 deri në 80 km/h, ndërsa gjatë verës pritet të kalojnë deri në 10 mijë automjete në ditë.



Të tjera
Drita dhe Prishtina përballen në Gjilan
Brokoli zvogëlon inflamacionin
Sot nis gjykimi për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’