Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës të vërtetën për Kosovën.
Kurti ka zhvllluar takime me mërgatën e Kosovës në diasporë.
Për këtë, Haradinaj ka thënë se mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti duhet t’i tregojë diasporës që ushtria ka mbetur pa bukë, për shkak se i kanë vjedhur rezervat shetërore.
“Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
TA GËNJESH DIASPORËN, DO TË THOTË TA MOHOSH ATË
Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Këtë duhet ta thotë gjithkush dhe në çdo rast. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.
Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë.
Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së.
Të paktën do të duhej që t’u thuhej se informata e qeverisë për rritje ekonomike prej 33 për qind është gënjeshtër, sepse e vërteta është dhjetë herë më pak. Ose t’u tregohej se pagat në Kosovë gjatë qeverisjes së tij janë rritur vetëm për 6.8 euro.
Pse Kryeministri nuk i tha diasporës se ajo për 4 vjet është rritur në numër për 200 mijë njerëz që e kanë braktisur Kosovën, por u mundua t’i mashtrojë me fjalinë “JU E KENI GJETUR Atdheun”! Si mund ta gjejë njeriu atdheun e tij, derisa e braktis atë nga halli?
Janë edhe 1001 të vërteta të tjera të dhimbshme që Albin Kurti nuk i kishte përmendur në takim me diasporën, por sot bota është zvogëluar dhe njerëzit po shohin e po dinë.
Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj!
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë