Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Fetnete Ramosaj, në 6-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj thotë se Fetnetja ishte zë i UÇK-së, si dhe mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë.
“Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit”.
“Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka. Krenari e mirënjohje!”, ka shkruar ai.



Të tjera
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë