Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar sërish akuza në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke ua drejtuar gishtin për vjedhje e madje është treguar edhe i ashpër, duke i quajtur kriminelë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Kurti dhe LVV “vodhën popullin e Kosovës”.
“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, shkroi Haradinaj
“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin e Nagipin e Martinin që ndërmjetësoj në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaqkë gjahu”, shtoi ai.

Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania