Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Ilmi Ramadani, duke thënë se ai s’pushoi së vepruari për lirinë e vendit.
Ai tha se Ramadani ia kushtoi tërë jetën atdheut me angazhimin e tij qysh në demonstratat e 68-ës.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani. Ilmiu, tërë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut duke u angazhuar qysh i ri në veprimtarinë ilegale bashkë me ata që nisën demonstratat e ‘68-ës dhe përkundër ndjekjes e burgosjes nga regjimi serb nuk pushoi së vepruari asnjë moment.
Edhe në kohën kur duhej treguar gatishmërinë për sakrificë, Ilmiu do të angazhohej në luftën e UÇK-së për të realizuar amanetin e brezave për çlirimin e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, veprimtarëve e bashkëluftëtarëve duke uruar që dhimbjen ta kthejnë në forcë. Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit, Ilmi Ramadani!”, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
Si të pini kafe pa kafeinë?
Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen
Samiti i NATO-s në Ankara