Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi edhe sot ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka shkruar se “Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit”.
“Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet. Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes”, ka pohuar ai.
Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që ta formojë Qeverinë, ose pushtetin t’ia kthejë sovranit.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide