Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Në këtë takim, Haradinaj i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re diplomatike në vendin tonë. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me ambasadorin dhe me Gjermaninë për çështje të rëndësishme që prekin të ardhmen e Kosovës.
“E falënderova Ambasadorin për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm të Gjermanisë për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Vlerësova gjithashtu rolin jetik që Gjermania ka në garantimin e sigurisë së vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj pas takimit në Facebook.
Ai ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë mbetet kyçe në përpjekjet e Kosovës për integrim euroatlantik dhe kërkoi përkrahjen e ambasadorit në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.



Të tjera
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025