Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.
- Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
- Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
- Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
- Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.
“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.



Të tjera
Rutte thekson mbështetjen evropiane për SHBA-në gjatë luftës me Iranin
E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë
Turqia po planifikon një revolucion në futboll, për të pasur sukses në kampionate evropiane dhe botërore