Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e Ditës Kombëtare.
Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë rast, ambasadorit Iwama Kiminori, i ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë festë.
“Japonia si shtet mik, ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e vendit tonë dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Uroj që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më tej në të ardhmen, duke fuqizuar bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve”, shkroi Haradinaj.



Të tjera
Shafrani e ulë sheqerin në gjak tek ata me tip 2 të diabetit
Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Shkeli Kushtetutën
Transportuesit e Maqedonisë së Veriut tërhiqen nga bllokada në kufij