Haradinaj për Listën Serbe: Në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcjell KosovaPost.

Në mesazhin e tij, Haradinaj ka uruar Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Ai ka theksuar se kjo festë e shenjtë, që vjen pas muajit të Ramazanit, bart me vete vlera të rëndësishme të solidaritetit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin.

“Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim”, thuhet në urimin e Haradinajt.