Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga një zjarrvënie në Ligatinën e Hencit e cila konsidoret një krim i rëndë mjedisor, përcjell KosovaPost.
Pacolli ka thënë se zjarrvënia në këtë zonë ka shkaktuar pasoja të rënda në ekosistem, duke shkatërruar biodiversitetin dhe duke rrezikuar seriozisht zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.
“Këto veprime janë të papranueshme dhe kriminale, ndaj ministrja Pacolli u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve”, ka thënë ajo.
Ministrja Pacolli ritheksoi se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon pasuritë natyrore dhe mjedisin e vendit.



Të tjera
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetjen ndaj FSK-së
Unitedi “siguron” Edersonin
“Statusi i kandidatit Kosovës – përgjegjësi për Banjskën”, Hoxha me emisarin e dialogut: Shqipëria e gatshme të kontribuojë