Hardh Fest në Rahovec, Kurti dhe Peci shfaqen me plisa në kokë

Hardh Fest në Rahovec, Kurti dhe Peci shfaqen me plisa në kokë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves kanë vizituar Hardh Festin i cili u mbajt në Rahovec, transmeton KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se në mandatin tyre kanë ofruar mbështetje për Rahovecin, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të verarisë dhe vreshtarisë duke e kthyer atë në kryeqytetin e bujqësisë.

“Bujqësia, art! Në festën e rrushit, bashkë me Kryeministrin z. Albin Kurti dhe Ambasadorin Sh.T. Jonathan Hargreaves, vizituam prodhuesit vendorë e bizneset që janë pasqyra e ekonomisë dhe identitetit tonë kulturoro-bujqësor. Gjatë mandatit tonë, ofruam mbështetje të vazhdueshme për Rahovecin, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të verarisë dhe vreshtarisë duke e kthyer atë në kryeqytetin e bujqësisë. Gëzuar për punën e ndershme”, ka shkruar Peci.