Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme, përcjell KosovaPost
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e një fushate zgjedhore të qetë dhe respektuese, duke u bërë thirrje partive politike që të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave.
“U takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar ambasadori Hargreaves në një postim në Facebook.



Të tjera
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgjedhjeve
Ak*takuzë ndaj pesë personave për kri*me lu*fte në Fushë-Kosovë
La Liga rikutjon golin spektakolar të Muriqit në sezonin 2025/26