Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka qenë nikoqir i takimit me diplomatin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, transmeton KosovaPost.
Vetë ambasadori pas takimit ka treguar për temat që folën e që thotë se bashkë diskutuan për zgjedhjet e ardhshme e për nevojën që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës.
“Sot u takova me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Diskutuam përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nevojën që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të qëndrojë fort pas institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.



Të tjera
Kura me lëng majdanozi për pastrimin rrënjësor të veshkave
Vaj ulliri me kripë, si ta përdorni kundër problemeve me kockat
Gabimet që bëni kur gatuani mish pule