Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka thënë të premten se partia fituese e zgjedhjeve është e interesuar për të gjetur një partner koalicioni për ta qeverisur vendin, pasi të premten u konstituua Kuvendi i Kosovës.
Në një konferencë për media pas seancës së Kuvendit, Haxhiu tha se partia e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është e hapur për koalicion me të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listën Serbe.
“Ne do të fillojmë me procedurat për dërgimin e emrit të mandatarit tonë, kryeministrit Albin Kurti. Ne do t’i vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë nëse kanë vullnet të jenë pjesë e qeverisë”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se LVV-ja është e hapur të bisedojë edhe me “deputetë që janë nga grupet parlamentare apo subjektet e tjera politike. Ka pasur përpjekje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka pasur kontakte që të kemi koalicion me Nismën, por s’kanë pasur vullnet”.
Por, kjo mund të marrë kohë duke qenë se Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – paralajmëroi se do të ankohet ndaj emërimit të Rashiqit.
Kabineti i propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.
Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.
Mandatari ka më pas 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabintetit qeveritar në Kuvend.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G