Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Nënkryetarja Albulena Haxhiu tha se gjithmonë do vazhdojë të thotë se opozita në Kosovë është në të njejtën linjë me Listen Serbe për shkak se ata nuk kanë votë kundër dhe abstenuan në Komisionin Zgjedhor te Zgjedhjeve.
“Unë edhe sot dhe jo vetëm do vazhdoj ta them se opozita në Kosovë është në linjë me Listen Serbe, për shkak se ata nuk kanë votë kundër dhe abstenuan në Komisionin Zgjedhor te Zgjedhjeve”.
Haxhiu tha se ata abstenuan dhe nuk votuan kundër çertifikimit të Listës Serbe kur ishte diskutimi për këtë, por vetëm abstenuan për secilin deputet të Listës Serbe.
Albulena u shpreh se ishte e habitshme për të për faktin se sipas saj, jo rralllëherë i kemi parë në të njejtën linjë opozitën me Listën Serbe edhe ne raport me votën në Kuvendin e Kosovës,
“Për sa kohë opozita jonë voton kundër Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, nuk votojnë kësisoj edhe për deputetët e Listës Serbe, Ata kanë vetëm votë abstenuese për ta”, tha Haxhiu per raportin mes tyre dhe opozites.
Arsyeja edhe më e madhe se pse ajo i paraqet në të njejtën linjë Listën Serbe me opozitën është sepse nuk i kishte dëgjuar asnjërin prej tyre të thoshte se Lista Serbe nuk duhet të çertifikohet dhe të reagojnë rreth ngjarjeve në Banjskë.
“Kurrë nuk i kam degjuar teksa ata thonë se kryeterroristi Millan Radojçiq, kryetari formal i Listës Serbe duhet të sillet në Republikën e Kosovës, së pari të përballet me përgjgjesi penale dhe të dënohet për sulmin terrorist në Banjskë”./Gazeta10
Të tjera
Arrin në mbi 800 numri i të vd*ekurve nga tër*meti në Afganistan
Zhegrova merr 11-shin te “Zonja e Vjetër”
Su*lmi në Banjskë, Plenkoviq kritikon BE-në që e kaloi sikur “nuk ndodhi asgjë”