Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë të tjera parlamentare për destruktivitet në raport me funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Ajo pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk ka dhënë detaje se a do të kërkojë Lëvizja Vetëvendosje sërish mandatarin për formim të qeverisë në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani.
Haxhiu theksoi se LVV-ja nuk e përkrah formimin e një qeverie teknike. Sipas saj nëse nuk ka shumicë të re parlamentarë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.



Të tjera
Mjekët të habitur, brokoli po zëvendëson terapitë për diabetin
Gjallërojeni shtëpinë me dekorimet që mund t’i krijoni vetë
Ngjyra e syve ndikon në rritjen e depresionit