Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ që kanë pasur me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.
Ajo tha se opozita ka shkaktuar bllokadë, transmeton Telegrafi.
“Kemi diskutuar format se cila është më më mirë për të dalë nga bllokada e shkaktuar nga opozita. Ishte dakordimi që të autorizojmë një komision për verifikim të mandateve, të votohet unanimisht raporti. Të gjithë deputetët e kanë për obligim verifikimin e mandatit të tyre”, theksoi ajo.
Haxhiu tha se vetmja mënyrë është që të votohet unanmisht raporti.
Ajo deklaoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.
Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide