Haxhiu takon Orav, diskutohen zhvillimet politike e prioritetet e Kuvendit

Haxhiu takon Orav, diskutohen zhvillimet politike e prioritetet e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, transmeton KosovaPost.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe punën e Kuvendit, duke përfshirë prioritetet për këtë vit dhe rolin e tij në avancimin e reformave demokratike.

“Kryetarja Haxhiu falënderoi z. Orav për mbështetjen dhe kujtoi që Bashkimi Evropian mbetet partner i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.