Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar gjithë myslimanët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjell KosovaPost.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes
Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin
Gërvalla me shefin e EULEX-it:S`ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë