Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin.
Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.
Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.



Të tjera
Disa përdorime të shkumës së rrojës që iu zgjidhin punë dhe kursejnë para
Trump flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë
Turqia i afrohet edhe më shumë energjisë bërthamore, pasi reaktori i parë është 99% i përfunduar