Një rast i përdorimit të mjetit të rrezikshëm është raportuar në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:21.
”Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.



Të tjera
Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €
Mblidhet KQZ-ja, në rend dite pezullimi i AKR-së
Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synim e ka kapjen e shtetit (VIDEO)