Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Musliu tha se është shumë normale që PDK ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.
Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidh ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.
“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.



Të tjera
Publikohet raporti për gjykimin në mungesë për krime lufte, mungon bashkëpunimi me Serbinë
Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite
Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor