Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.
Sipas Osmanit, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë, raporton KosovaPress.
“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, tha Osmani.



Të tjera
Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve
Ronaldo vendos rekorde të reja pas golit kundër Kroacisë në Kupën e Botës
Shkenca thotë se njerëzit e martuar janë më pak të stresuar