Personalitete të shumta të artit, kulturës të politikës shqiptare dhe kosovare, si edhe diplomatë të huaj po nderojnë kolosin e letrave shqipe Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Homazhet kanë nisur në orën 9:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar është vendosur në skenën e TKOB, ndërsa në sfond është silueta e Nënë Terezës, me vellon e saj të murgeshës, të bardhë dhe me viza blu, duart që luten dhe rruzare me një kryq. Krahas muzikës funebre, në sfond po lexohen edhe poezitë e shkrimtarit.
Të veshura me të zeza e me lot në sy bashkëshortja Helena Kadare dhe dy bijat Gresa dhe Besjana presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore, por edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh të thjeshtë. Pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Ismail Kaderesë.
Për Alda Bardhylin, Kadare do të mbetet një nga mendjet më të ndritura të shekullit të 21.
“Ditë e trishtë jo vetëm për kulturën e Shqipërinë, por edhe kulturën botërore. Nuk ishte mendje e mprehtë e Shqipërisë po do mbetet një nga mendjet e shekullit 21. Një njeri e personalitet që i dha shumë gjuhës e kombit shqiptar, duke e ndritur në sytë e botës, duke përshfaqur një Shqipëri fantastike. Kadare iku i qetë se mendonte që e kishte kryer atë që është e rëndësishme për një shkrimtar’ botimin e veprës së tij të plotë”, tha Alda Bardhyli.
Ndërsa Ylljet Aliçka e konsideron Kadarenë babain e tij shpirtëror dhe emancipues shpirtëror të shoqërisë shqiptare.
“Humbi një personalitet që emancipoi brezin tim dhe jo vetëm. Një emancipues shpirtëror i shoqërisë shqiptare tejet talentit të tij si shkrimtar. Letërsia e tij shijohet në gjithë botën. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash. E konsideroj si baba shpirtëror” , tha Ylljet Aliçka.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime