Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi këta të fundit gjatë ditës së martë kanë vizituar KEK-un.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në vitin e katërt të mandatit, do të duhet të promovohej termocentrali me gaz.
“Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por, në vend të këtij projekti, Kryeministri e Ministrja e Ekonomisë vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar”, ka shkruar ai.
Ish shefi i ekzekutivit ia ka kujtuar edhe premtimin të dhënë në vitin 2021 për energji elektrike.
“Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë: “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur”.
Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e energjisë elektrike.
Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar Hoti.
Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania