Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me situatën e financimit të RTK-së, duke theksuar se pavarësisht mungesës së një Kuvendi funksional, alokimi i përkohshëm i buxhetit për këtë medium publik është i mundshëm dhe ligjërisht i mbështetur.
Ai në një postim në Facebook, rikujtoi se në janar të vitit 2021, si qeveri në detyrë, kishin marrë një vendim të tillë për RTK-në, duke u bazuar në Ligjin për ndarjet buxhetore.
Sipas tij, ekziston precedent dhe fondet për RTK-në janë të ndara tashmë në buxhetin për vitin 2025.
Hoti kritikoi Qeverinë Kurti për moszgjidhjen e çështjes së financimit të RTK-së gjatë pesë viteve në pushtet dhe për zvogëlimin e buxhetit të këtij institucioni nga 11.2 milionë euro në 8.9 milionë euro që nga viti 2022.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia