Lajme
Hoxhaj: Çdo qeveri do të duhej të ishte pranë Thaçit e të tjerëve, Kurti do të duhej t’i vizitonte
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte më shumë sa i përket rastit të Thaçit dhe të tjerëve të cilët janë në një proces gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se të gjithë liderët dhe figurat publike do të mund të shkonin për vizitë në Hagë dhe të bënin më shumë.
“E shoh të nevojshme qeveritë kushdo qofshin ato, jo vetëm qeveria që udhëheq nga një subjekt tjetër politik dhe jo vetëm një qeveri e cila udhëhiqet nga LVV-ja ta shohin si një mbrojtje të një së drejte për të cilën historikisht shqiptarët kanë luftuar gjenerata nga gjeneratë. Z. Thaçi dhe Z. Veseli dhe të tjerët e kanë pasë fatin që të i prijnë një procesi të një luftë të drejtë çlirimtare e cila në qershorin e 1999-së për herë të parë në histori të këtij vendi, e ka bërë të këtë vend të lirë, dhe në 2008-në e ka bërë të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.
“Kauza e tyre është kauzë e shtetit të Kosovës, është kauzë e gjithë popullit të Kosovës, e kombit shqiptar dhe mbi të gjitha çdo qeveri do tgë duhej të ishte pranë tyre nëse Edi Rama dhe qeveritë në Shqipëri e shohi8n të rrugës të jenë afër Z, Thaçi, apo edhe ish presidente të Shqipërisë”.
“Kushdo që është sot kryeministër e nesër, kushdo që nga ndonjë pozitë politike, publike e intelektuale, do të duhej ta sheh betejën që e bënë Thaçi dhe Veseli si betejë të tyre personale, siç është betejë e gjithë popullit të Kosovës. Ka mundur të bëjë edhe më shumë kjo qeveri, të japë mbështetje edhe politike edhe publike më të mirëfilltë financiare”, ka pohuar Hoxhaj.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë