Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), Ekmeleddin İhsanoğlu.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Ekmeleddin İhsanoğlu ka bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet, dhe i cili, si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj.
“Bisedë frymëzuese dhe miqësi e çmuar! Me Ekmeleddin İhsanoğlu, ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet! Në vitet e para pas shpalljes, për Kosovën ka qenë e rëndësishme që Ekmeleddin İhsanoğlu ishte Sekretar i Përgjithëm për një kohë të gjatë. Si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, İhsanoğlu ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj.”, ka shkruar Hoxhaj.



Të tjera
Më 15 korrik protestohet në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së
Çfarë do të thotë kjo? Radoiçiq shihet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Ceremoni në Ballkan – Kurti i pranishëm në pranimin e komandës nga Koloneli Rorvik