Hysni Gucati thotë se po i refuzohet vizita në Hagë: Nuk po më japin asnjë arsye

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i është refuzuar kërkesa për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së.

Ai sqaroi se ka bërë tre kërkesa për vizitë, dhe ka pranuar refuzim.

“Refuzimi më bëhet jo nga Gjykata Speciale, por nga administrata e burgut, që nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Kjo tregon që kjo gjykatë dhe administrata e burgut po i shkel të drejtat e njeriut brenda në burg por edhe të neve që s’na lejojnë t’i vizitojmë”, ka deklaruar Gucati.

Gucati më tej tregoi se e ka specifikuar në kërkesë që ka kërkuar ta vizitojë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhe Sali Mustafën.